Ndërpritet evakuimi në Alepo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndërpritet evakuimi në Alepo

    Insajderi
    16 December 2016 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zhvendosja e civilëve dhe rebelëve në pjesën lindore të Aleppos është pezulluar nga qeveria siriane, e cila akuzon kundërshtarët e saj se kanë shkelur termat e marrëveshjes së evakuimit.

    Pjesëtarë të misionit të evakuimit thanë për mediat ndërkombëtare se në zonën ku ishin stacionuar autobusët e zhvendosjes së civilëve u dëgjuan shpërthime të fuqishme.

    Më shumë se 3 mijë njerëz, përfshirë fëmijë dhe 40 të plagosur, u larguan në ditën e parë të evakuimit nga pjesa lindore e qytetit të dytë më të madh sirian, por sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara më shumë se 50 mijë civilë vijojnë të mbeten të bllokuar.

    Atë që Assad e quajti moment historik, nisjen e operacionit nga qeveria, të shumtë janë ata që fajësojnë presidentin e Sirisë, se ai mban përgjegjësinë e mijëra jetëve që kanë humbur në Siri. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverine e Damaskut.

    “Ajo që regjimi i Assad po kryen nuk është asgjë më pak sesa një masakër. Dhe ne kemi qenë dëshmitarë të kësaj. Ato nuk kanë qenë incidente lufte , por sinqerisht të qëllimshme. Një politikë cinike për të terrorizuar cilvilët”, deklaroi John Kerry.

    Ndërsa kjo çështje delikate ka vëmendjen e gjithë botës, presidenti i zgjedhur Donald Trump përsëriti se ai do të krijojë zona të sigurta në Siri të cilat do të financohen pjesërisht nga shtetet arabe.

    Në një samit të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi situatën në Aleppo si shumë të trishtë dhe tha se i vjen keq sesi diplomacia europiane dështoi kështu.

    Nga ana tjetër, presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk kërkoi hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare për të lejuar ndihmën që të mbërrijë në Aleppo, ndërsa Britania po mundohet t’u vijë sadopak në ndihme banorëve të qytetit me një fond prej 25 milionë dollarësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark