Ministria e Drejtwsisw ka njoftuar përmes një komunikate për media se 37 të burgosurit në Dubravë kanë ndërprerë grevën e tyre.
Grevistët në pavijonin katër të kësaj qendre kanë ndërprere grevën pas bisedave me stafin menaxhues të Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Që nga dje, 37 të burgosur në Dubravë kanë hyrë në një grevë urie duke kërkuar Për shkak të mungesës së mjeteve higjienike.
“Pas raportit final të mjekut është konstatuar se gjendja shëndetësore e grevisteve pjesëmarrës është stabile”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Drejtësisë.