Insajderi
Lajme

Ndërpritet seanca e Kuvendit Komunal të Pejës, përplasje mes dy asamblistëve

Insajderi
31 July 2026 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërpritet seanca e Kuvendit Komunal të Pejës, përplasje mes dy asamblistëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përplasje verbale ka ndodhur në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, në mes asamblistit të AAK-së, Shaban Ramaj, dhe atij të LDK-së, Atdhe Berisha.

Në rendin e ditës të kësaj mbledhjeje ishin paraparë shqyrtimi dhe miratimi i disa pikave, përfshirë buxhetimin e Komunës së Pejës dhe pjesëmarrjen e fermerëve përfitues në projektin për furnizim me 65 traktorë; raportin gjashtëmujor të punës së kryetarit të komunës; raportin financiar për periudhën janar-qershor 2026; raportin e auditimit për vitin 2025; si dhe raportin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për përfundimin e vitit shkollor – testin e arritshmërisë dhe testin e maturës.Përplasja ndodhi në fund të seancës, derisa asamblisti i AAK-së, Drin Veselaj, po mbante fjalën në foltoren e Kuvendit.

Pas përfundimit të kohës së tij për diskutim, sipas pamjeve të transmetimit të seancës, nisën tensionet mes asamblistëve Shaban Ramaj dhe Atdhe Berisha.

Në momentin e ngritjes së tensioneve, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës është ndërpre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark