Insajderi
Lajme

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri

Insajderi
28 August 2026 - 19:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është ndërprerë përkohësisht për shkak të një problematike teknike të raportuar në sistemin e radarëve të Albcontrol.

Defekti ka ndikuar në monitorimin e lëvizjeve të avionëve, duke bërë që trafiku ajror të pezullohet për një periudhë të shkurtër, si masë paraprake për garantimin e sigurisë.

Gjatë ndërprerjes, avionët nuk janë lejuar të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa është ndaluar edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit, shkruan TCH.

Pezullimi do të vijojë deri në rikthimin e plotë të funksionalitetit të sistemeve dhe garantimin e kushteve të nevojshme për rifillimin normal të trafikut ajror.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark