Ndërroi tri parti – Kelmendi i premton besnikëri të përhershme LDK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërroi tri parti – Kelmendi i premton besnikëri të përhershme LDK-së

    Insajderi
    28 October 2016 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kelmendi, i cili u inkuadrua zyrtarisht në LDK vetëm tre ditë më parë dhe u emërua në postin e zëvendëskryeministrit në po të njëjtën ditë, ka thënë se nuk do ta ndërrojë më partinë.

    “LDK do të jetë partia e pensionimit tim”, ka thënë Kelmendi në televizionin Rrokum, raporton Insajderi

    Kelmendi ka thënë se duke parë mungesën e profileve për zhvillimin ekonomik dhe përvojen e tij, e ka zgjedhur këtë pozitë menaxheriale per të ndërtuar bashkëpunim të mirëfilltë me krejt akterët ekonomikë.

    Ai ka thënë se ky ka qenë më shumë vullnet për zhvillim ekonomik, se sa për karrierë të tij politike. Sipas tij, me ardhjen e tij në këtë pozitë, përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët e Kosovës.

    Kelmendi para dy viteve kishte adreruar në AAK – parti e cila nuk arriti t’i fitojë zgjedhjet. Në më pak se një vit, Kelmendi kishte shkuar në PDK.

    Kishte qëndruar në PDK duke kërkuar gjithandej nëpërmjet intervistave në media se nëse nuk do të bëhej zëvendëskryeministër i Qeverisë do të dilte nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Thaçi që e kishte sjellë në PDK Kelmendin, ishte bërë president ndërsa kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli nuk e shihte si person që do të merrte këtë post.

    “Dorëheqja ime vie pasi që vizioni im për zhvillim ekonomik të Kosovës mu pamundësua”, ishte arsyetuar Klemendi pas disa deklaratave “po bëhem zëvendëskryeministër, s’po bëhem zëvendëskryeministër”.

    Kjo kishte ndodhur para 5 muajve.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark