Ndërron jetë e plagosura në sulmin terrorist në Londër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ndërron jetë e plagosura në sulmin terrorist në Londër

    Insajderi
    07 April 2017 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë vajza rumune që ra në lumin Tamiz gjatë atentatit terrorist të muajit të kaluar në Westminster të Londrës.

    Andreea Cristea, e cila që prej asaj dite ka qëndruar e shtruar në spital, bëhet kështu viktima e pestë e sulmit terrorist.

    Më 22 mars, atentatori Khalid Masood vërshoi me furgonin e tij ndaj një grupi njerëzish, duke shtypur 3 prej tyre dhe më pas goditi për vdekje me thikë një polic, para se të qëllohej për vdekje nga agjentët e tjerë.

    Cristea, 31 vjeçe dhe me profesion arkitekte, ndodhej në Londër për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj Andre Burnaz. Madje, ky i fundit kishte në plan që t’i propozonte edhe për martesë.

    Ka qenë familja e vajzës që ka njoftuar vdekjen e saj, që ka ndodhur të enjten mbrëma.

    “Pasi luftoi me vdekjen për dy javë rresht, shumë e dashura dhe e pazëvendësueshmja jonë Andreea u rrëmbye nga jeta e saj në mënyrën më mizore, më brutale e më të pashpirt”, deklaroi familja.

    Edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan u shpreh “thellësisht i keqardhur” kur mori vesh për vdekjen e Andreea Cristeas./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark