×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ndërtimi 11 katësh i biznesmenit Grainca i detyron banorët e Lagjes së Re të nisin protestën në tenda

    Insajderi
    18 May 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” në Ferizaj që nga neser do të nisin protestën e tyre në tenda.

    Shkak i kësaj pakënaqësie del të jetë ndërtimi 11 katësh i biznesmenit Fatmir Graica i cili po bëhet në mes të shtëpive në pjesën e njohur si Lagjja e Re, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas banorëve i gjithë ndërtimi po bëhet kunderligjshëm.

    Për këtë çështje, ata së bashku me organizatën jo-qeveriatare AVONET kanë njoftuar se që nga nesër do të nisin të protestojnë para komunës së Agim Aliut, dhe para Prokurisë së Ferizajt.

    “Gjatë performancës së planifikuar nga aktivistat dhe banorët e lagjes Gëzim Sahiti, do të vendosen tenda para Komunës së Ferizajt në ora 11 dhe tek Prokuroria Themelore në Ferizaj në ora 11.30. Ky veprim synon të simbolizojë kundërshtimin dhe zhgënjimin e qytetarëve ndaj sjelljes së paligjshme të këtyre institucioneve në lidhje me lejet e ndërtimit dhe mbrojtjen e ligjshmërisë”, huhet në njoftimin e përbashkët të AVONET-it me banorët e lagjes “Gëzim Sahiti”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Motivi kryesor i kësaj performancës është se Komuna ka vazhduar të lëshojë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin e planifikimit hapësinor që prej vitit 2017. Kjo praktikë e paligjshme ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët dhe ka ndikuar negativisht në zhvillimin urban të lagjëve dhe ndaj Prokurorisë Themelore në Ferizaj për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj mungesës së veprimeve nga ana e Prokurorisë në adresimin e këtyre çështjeve”, vijon më tej njoftimi. 

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark