Banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” në Ferizaj që nga neser do të nisin protestën e tyre në tenda.
Shkak i kësaj pakënaqësie del të jetë ndërtimi 11 katësh i biznesmenit Fatmir Graica i cili po bëhet në mes të shtëpive në pjesën e njohur si Lagjja e Re, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas banorëve i gjithë ndërtimi po bëhet kunderligjshëm.
Për këtë çështje, ata së bashku me organizatën jo-qeveriatare AVONET kanë njoftuar se që nga nesër do të nisin të protestojnë para komunës së Agim Aliut, dhe para Prokurisë së Ferizajt.
“Ju shkruajmë me këtë lajmërim për të ngritur një çështje të rëndësishme dhe shqetësuese për komunitetin tonë në lidhje me ngritjen e tendave para Komunës së Ferizajt, Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e përbashkët të AVONET-it me banorët e lagjes “Gëzim Sahiti”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Komuna e Ferizajt jep kushte ndërtimore nëpërmjet PZHK dhe ligjit të ndërtimit, një gjë që është krejtësisht kundërthënëse me ligjin e planifikimit hapësinor dhe paraqet një akt të tmerrshëm kundër ligjor”, vijon më tej njoftimi.
Lexo edhe: