×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja ndaj Prishtinës jetike për Pejën

    Insajderi
    15 March 2016 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Peja dhe Prishtina do të takohen të mërkurën në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit D, në Ligën Ballkanike, ndeshje e cila ka rëndësi vitale për Pejën.

    Kampionia në fuqi e BIBL-it, Sigal Prishtina tashmë e ka siguruar gjysmëfinalen, ku do të startoj nga pozita e parë, ndërsa Peja është në luftë për të siguruar një vend në play-off së bashkume Levski-n dhe Kozuv-in.

    Për këtë arsye kjo ndeshje është jetike për Pejën, e cila skuadër duhet që gjithsesi t’i mposht bardhekaltrit në këtë takim, por edhe të shpresoj që Levski ta mund Kozuv-in për të depërtuar në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

    Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, u shpreh optimist para takimit që Peja e zhvillon ndaj Prishtinës të mërkurën.

    “E kemi mundësinë e fundit që me fitore ndaj Prishtinës dhe Levski kundër Kozuv-it të kualifikohemi në gjysmëfinale. Natyrisht në këtë situatë nuk është aspak lehtë, duke marrë parasysh lëndimet dhe mungesat që i kemi. Megjithatë ne do të japim maksimumin dhe shpresoj në rezultat pozitiv”, deklaroi Veseli për faqën zyrtare të FBK-së.

    Duhet theksuar se edhe në këtë takim do të mungojë Drilon Hajrizi, i cili pas një mosmarrëveshjeje me  trajnerin Branimir Paviç në ballafaqim me Kozuv-in në Gjevgjeli ende nuk e ka veshur fanellën verdhë e zi.

    Mungesa e Hajrizit do të jetë një hendikep i madh për Pejën, pasi ai në edicionin e deritashëm ishte lider i kësaj skuadre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark