Ndeshja Shqipëri-Serbi zhvillohet në këtë datë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja Shqipëri-Serbi zhvillohet në këtë datë

    Insajderi
    14 December 2024 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria e fillon fazën e kualifikimeve për Botërorin 2026, si mysafire e Anglisë.

    Kjo ndeshje zhvillohet më 21 mars 2025.

    Pas tri dite, në stadiumin “Air Albania” vjen Andorra.

    7 qershori 2025 është data kur Shqipëria si vendase luan kundër Serbisë, njofton Klankosova.tv.

    Tri ditë më vonë, “Shqiponjat” fluturojnë drejt Letonisë.

    Me këtë kundërshtar është edhe dueli i 9 shtatorit, i cili luhet në Tiranë.

    11 tetor 2025, zhvillohet përballja Serbi – Shqipëri.

    Në udhëtim, kombëtarja Kuq e Zi e ka edhe ballafaqimin e radhës, pasi më 13 nëntor është mysafire e Andorrës.

    Kampanja eliminatore për Shqipërinë mbyllet në “Air Albania” kundër yjeve anglezë.

    Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 20:45.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark