Shkruan Mustafë Bajrami
Epabesueshme por e vërtetë/ Ndeshja Turqi-Holandë: Në Turqi si gjendje lufte, në Gjermani dhjetëra mijë policë nëpër rrugë!
Çfrë po ndodh në Turqi?
Turqia nga ngritur në qiell aeroplanët ushtarkë dhe ka lëshuar në det flotën ushtarake në mbështetje të futbollistit Merih Demiral që u dënua nga UEFA pse bëri shenjën “Ujku Gri”.
Në ndërkohë Gjermania alarmohet për shkak se Erdogan anuloi pjesëmarrjen në takimin presidentëve të Botës Turke që po mbahet në Suçe të Azerbejxhanit dhe ka vendosur të shkojë në Berlin për ta përcjellë nga tribunat ndeshjen Holandë-Turqi.
Të nxitur nga një atmosferë e këtillë, qindra mijë turq në Gjermani kanë dalur nëpër rrugë në pritje të presidentit turk i cili ka kritikuar ashpër vendimin e UEFA-s në rastin e dënimit të lojtarit turk që është dhëndër i Kosovës.
Në ndërkohë, sot ushtria turke ka lansuar një video-mesazh në mbështetje kombëtares turke. Kjo video është shpërndarë në llogaritë e mediave sociale të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare Turke (MSB). Në video thuhet: “Ushtarët e patrembur dhe heroikë të Forcave tona të Armatosura mbështesin kombëtaren para ndeshjes kundër Holandës në EURO 2024. Ushtria turke i përcjell urimet për suksese Kombëtares së Futbollit, e cila do të garojë në gjysmëfinale kundër Holandës në Kampionatin Evropian të Futbollit EURO 2024. Frymë kombëtare, fuqi kombëtare. Është një mesazh nga Mehmetçiku i patrembur dhe heroik i Forcave tona të Armatosura Turke për ‘evladët tanë’ që do të garojnë për gjysmëfinalen kundër Holandës këtë mbrëmje: Çdo sukses i Kombëtares sonë të Futbollit në EURO 2024 do të jetë i përbashkët për të gjithë ne. Fitorja juaj do t’u sjellë gëzim ushtarëve tanë që shërbejnë në dete dhe qiej të paanë. Hajde, Turqi, së bashku në fitore”.
Nga ana tjetër, në një analizë të botuar sot në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, thuhet se zyrtarët gjermanë të sigurisë po monitorojnë nga afër vizitën e Presidentit Erdogan. Analiza bënë me dije se kjo vizitë do t’i emocionon edhe më shumë qytetarët turq në Gjermani. Në vazhdim të analizës thuhet se ekstremizmi politik dhe zhgënjimi sportiv mund të shndërrohen në një kaos të rrezikshëm nëse Turqia humbet ndeshjen ndaj Holandës. Mijëra policë me uniformë e mijëra të tjerë civilë janë akomoduar në dhe përreth qytetit.
Erdogan do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Ai mori këtë vendim pas presioneve pas ‘shenjës së ujkut gri’ të futbollistit Merih Demiral. Duke qenë se Gjermania është në alarm, zyrtarët gjermanë të sigurisë po e ndjekin me shqetësim vizitën e Presidentit Erdogan. Në analizën e publikuar në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, thuhej se ekziston shqetësimi se vizita e Presidentit Erdogan do të kthente atmosferën emocionale.
Michael Roth (SPD), Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, akuzoi Presidentin Erdogan se donte të “ndante komunitetin me origjinë turke në Gjermani” për llogarinë X, dhe pretendoi se Presidenti Erdogan po nxiste nacionalizmin.
Në pjesën tjetër të analizës thuhet se pas shenjës së bërë nga Merih Demiral, në Gjermani dhe Austri u soll në rend dite sërish ndalimi i shenjës “Ujku Gri”. Gazeta shkruan gjithashtu se “Vendimi i UEFA-s për pezullim me dy ndeshje ndaj Demiralit mund të ndezë më tej situatën. Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, e përshkroi vendimin e UEFA-s si “jashtëzakonisht të gabuar” dhe publikimi i tij në gazetën Bild duhet kritikuar shumë.
Në deklaratën e dhënë për gazetën, zëdhënësja i policisë së Berlinit thotë se ndeshja do të jetë një sfidë e madhe dhe se do të jetë operacioni më i madh në Gjermani në vitet e fundit. Ajo ka bërë të ditur se po punohet në mënyrë të detajuar në lidhje me marshimet dhe parullat e tifozëve. Në aksion do të ketë shumë herë më shumë policë se në ditët e zakonshme. Zëdhënësja e policisë së Berlinit gjithashtu ka thënë se shenja e “Ujkut Gri” nuk është e ndaluar në Gjermani, ndërsa tifozët turq që do të bëjnë këtë gjest në stadium, do të jetë çështje e UEFA-s.