×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshje drithëruese, Juve barazon nga 3-0 në 3-3

    Insajderi
    20 May 2024 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paolo Montero debuton me barazim në krye të Juventus-s, me transfertën e Bologna-s që u mbyll me rezultatin 3-3, me tekniku uruguaian që mori përkohësisht drejtimin e “Zonjës së Vjetër” pas shkarkimit të trajnerit Massimiliano Allegri.

    Ndeshja e luajtur në “Stadio Renato Dall’Ara” rezultoi shumë e luftuar, me skuadrat që në fund ndanë pikët e javës së 37-të të Serie A.

    Ndërsa në minutën e 11’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Castro, i cili dyfishoi avantazhin e Bologna-s, si dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.

    Edhe fraksionin e dytë Bologna e nisi në sulm, me Calafiori-n që shënoi golin e tretë për skuadrën e Motta-s në minutën e 53′.

    Ndërsa u duk se vendasit po fitonin sfidën, në minutën e 76’ Chiesa realizoi golin e parë për skuadrën e Juventus-it.

    Më pas skuadra mike shënoi edhe golin e dytë duke rihapur sfidën në minutën e 83’ me Milik.

    Ky takim u vulos vetëm një minutë më pas, kur Yildiz shënoi golin e tretë dhe i dha barazimin Juves.

    Në fund gjithçka u mbyll me barazimin 3-3 me të dyja skuadrat që janë me pikë të barabarta nga 68 pikë, Bologna në vend të tretë dhe Juventus në vend të katërt, me diferencën në renditje që e bëjnë rezultatet e ndeshjeve direkte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark