Ndëshkohen ushtarët amerikanë që sulmuan spitalin në Afganistan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ndëshkohen ushtarët amerikanë që sulmuan spitalin në Afganistan

    Insajderi
    18 March 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndëshkuar mbi dhjetë shërbyes të saj për shkak të një sulmi në Afgansitan, vitin e kaluar.

    Sulmi ka goditur mbi një spital të Mjekëve pa Kufij, duke vrarë 42 veta.

    Pentagoni ka pranuar se spitali ka qenë gabimisht në shënjestër, por ka thënë se askush nga personeli nuk do të përballet me akuza penale.

    Agjencia Associated Press ka raportuar se sanksionet, të cilat nuk janë bërë publike, janë kryesisht administrative.

    Disa prej ushtarëve kanë marrë qortime formale, ndërsa të tjerët janë pezulluar nga puna.

    Incidenti ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe ka bërë që organizata bamirëse franceze Mjekët pa Kufij të mbyllë përgjithmonë spitalin në qytetin Kunduz./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark