×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Ndihmo edhe ti” – Halil Kastrati ndan dy mijë euro për minatorin që po vuan nga leukemia akute

    Insajderi
    19 June 2023 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ndihmo edhe ti” – Halil Kastrati ndan dy mijë euro për minatorin që po vuan nga leukemia akute

    Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se shoqata “Jetimat e Ballkanit” e kanë ndihmuar me dy mijë euro Petrit Bajramin, minatorin nga Mitrovica që po vuan nga sëmundja e leukemisë akute.

    Kastrati një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka kërkuar edhe ndihmën e të tjerëve për ta shëruar minatorin, i cili është baba i tre fëmijëve.

    “Shoqata Jetimat e Ballkanit përmes donatorëve e ndihmoj me 2 mijë euro dhe apelon te të gjithë njerzit e vullnetit te mirë ti dalin në ndihmë. O Zot shëroje Petritin dhe çdo të sëmurë”, ka shkruar ndër të tjera humanisti.

    Kostoja e shërimit të Petritit është mbi 100 mijë euro, me të cilën është dëshmuar edhe përmes profaturës.

    Petritit i duhet të shërohet në Turqi, pasi që ndërhyrja mjekësore nuk kryhet në Kosovë.

    Informatat e nevojshme për ndihmë:

    Kontaktet me familjarë: +38349811952, +38349415144.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark