×
  • Showbiz
  • Show

    Ndodh e papritura mes Luizit dhe Efit pas largimit të Kiarës

    Insajderi
    24 April 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas leximit të zarfit banorët veshën bluzat e bardha dhe të gjithë dolën në oborrr për të luajtur lojën “Mos u nxeh”. Loja u shoqërua me momente shumë argëtuese e të qeshura pafund.

    Kristi ishte i pari që gaboi dhe piu kosin nga Pascual. Ai më pas bëri 10 pompa, pjesë e dënimit të lojës. Pas tij, edhe Deamishel kreu dënimin e saj duke u futur në pishinë me komerdare si dhe bëri disa pompa në oborr.

    Luizi kishte si dënim të bënte xhiro me biçikletë rreth pishinës. Ai madje mori dhe Nitën dhe e hipi atë mbi biçikletë dhe të dy u rrotulluan rreth e qark pishinës. Jori nga ana tjetër, u rikthye ne Start në pikën fillestare, për t’iu rikthyer edhe njëherë lojës.

    Nga ana tjetër, Efi u “ndëshkua” kështu duke e puthur në faqe Luizin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark