Artisti i njohur shqiptar, Yll Limani, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa shpesh komentohet edhe për deklaratat që bën.
Krijuesi i hitit “E di x Marre” së fundmi mori vëmendje me disa postime që ka ndarë në InstaStory.
“Ndonjëherë më mungon, por po të harroj ngadalë”, “Për me jetu po më duhet me të harru”, ka shkruar ai sipër postimeve.
Nuk dihet nëse këto mesazhe të koduara të 26-vjeçarit kanë të bëjnë me jetën private, apo për ndonjë projekt të ri muzikor.