Insajderi
Lajme

“Ndoshta arrest kardiak”- Si gënjeu Kurti për shëndetin e gruas së William Walker

Insajderi
17 January 2026 - 23:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ndoshta arrest kardiak”- Si gënjeu Kurti për shëndetin e gruas së William Walker
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Akademinë e “Flakës së Janarit”, të mbajtur mbrëmjen e sotme në Gjilan, ka folur edhe për kontributin e ish-ambasadorit William Walker në denoncimin e Masakrës së Reçakut.

Mes tjerash, Kurti deklaroi se bashkëshortja e Walkerit ishte duke u trajtuar në Emergjencën e Vitisë, duke aluduar se ajo mund të ketë pësuar edhe arrest kardiak.

“Me këtë rast i bashkëngjitem urimeve për shëndetin e gruas së tij, e cila për shkak të një problemi shëndetësor, ndoshta edhe arrest kardiak, është duke u trajtuar në emergjencë në komunën e Vitisë dhe shpresojmë në rikuperim të plotë dhe të shpejtë të saj”, ka deklaruar Kurti në fjalën e tij.

Lidhur me këtë çështje, për Insajderin ka folur drejtoresha e këtij institucioni, Vjollca Kadolli, e cila ka sqaruar se bashkëshortja e ish-ambasadorit është në gjendje stabile dhe nuk ka pësuar arrest kardiak.

“Bashkëshortja e ambasadorit ka pasur hipertension dhe kokëdhimbje. Ka marrë trajtim tek ne dhe është liruar për në shtëpi në gjendje stabile. I kemi bërë edhe EKG-në dhe nuk ka pasur dyshime për ndryshime serioze”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark