Matjet e cilësisë së ajrit në Prishtinë, të regjistruara nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjatë mbrëmjes së të mërkurës ka arritur në shkallën më të lartë ndonjëherë gjatë këtij viti.
Shkalla e ndotjes ka arritur në 330 gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin.
Sipas matjeve zyrtare nga 301 deri në 501 ajri është helmues dhe propozohet që të gjithë të mbyllen brenda pasi mund të jenë të afektuar nga ajri.
Të premtën iniciativa #MerrFryme ka thirrur një protestë për ndotjen e ajrit./Insajderi.com