Insajderi
Lajme

Ndryshim orari i trafikut urban për ndeshjen Kosovë-Turqi

Insajderi
30 March 2026 - 12:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndryshim orari i trafikut urban për ndeshjen Kosovë-Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të ketë ndryshime në orare në relacionin prej Stacionitt ë Autobusëve në Prishtinë deri në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe anasjelltas.

“Njoftojmë qytetarët se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.

Nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark