Ndryshimet e mëdha të Kylie Jenner në moshë të re , ndjekësit e saj mbesin të shokuar - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ndryshimet e mëdha të Kylie Jenner në moshë të re , ndjekësit e saj mbesin të shokuar

    Insajderi
    11 August 2021 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kylie Jenner të martën festoi ditëlindjen e saj te 24-të.

    Miliarderja më e re në moshë vendosi që në ditëlindjen e saj të 24-të të publikojë disa fotografi e veshur me një fustan të gjelbër në Instagram, për të treguar format e saj trupore.

     Shumë fansa nxituan t’i urojnë Kyliet ditëlindjen, disa u mrekulluan nga fakti se sa ndryshe duket ylli me kalimin e viteve.

    Miliarderja u shfaq për herë të parë në ekran si një 10-vjeçare me fytyrë të freskët dhe shikuesit e serialit “KUWTK” kanë sugjeruar prej kohësh që pamja e saj ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë viteve.

    Mes spekulimeve të mediave, Kylie fillimisht mohoi marrjen e injeksioneve.

    Megjithatë në maj të vitit 2015, ylli pranoi se po kishte mbushës në fytyrën e saj

    Kylie vazhdimisht ka tronditur fansat me pamjen e saj të ndryshueshme dhe ka pranuar se kishte vënë mbushës në buzë kur ishte vetëm 15 vjeçe, duke thënë në atë kohë: “Është thjesht një pasiguri e imja dhe është ajo që doja të bëja”.

    “Ishte një nga puthjet e mia të para dhe një djalë tha : ‘Nuk mendoj se do të ishe një puthje e mirë sepse ke buzë kaq të vogla’”.

    Pavarësisht se e pranoi mbushjen e buzëve, ajo ka mohuar kategorikisht në rrjetin e saj social Twitter se ka bërë operacione plastike .

    Në vitin 2015 ylli i “Keeping Up With The Kardashians” adresoi spekulimet e vazhdueshme në faqen e saj të internetit.

    Ajo shkroi : “Jo, njerëz – nuk kam bërë implantet e gjirit. Të gjithë janë të fiksuar pas kësaj. E vërteta është, ndërsa jam rritur, kam shtuar 15 kilogramë dhe trupi im ka ndryshuar: Unë përfundimisht u plotësova”.

    “Unë thjesht përdor ‘Bombshell’ nga Victoria’s Secret – Është jeta që të ndryshon”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark