Insajderi
Lajme

Ndryshohet një qendër e votimit në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit

Insajderi
12 May 2026 - 19:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndryshohet një qendër e votimit në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), njoftoj se ka ndryshuar një qendër të votimit në Prishtinë.

Qendra e Votimit 1905, e cila deri tani ka qenë në objektin e SHFMU “Shtjefën Gjeçovi”, është bartur në ish-objektin e gjimnazit “Xhevdet Doda”, në rrugën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

“Lusim qytetarët që i përkasin kësaj qendre të votimit të informohen me kohë për lokacionin e ri të votimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 7 qershor 2026. Për më shumë informata, skanoni kodin QR në njoftim ose vizitoni platformën zyrtare të KQZ-së”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark