×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Insajderi
    08 January 2023 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Javën e ardhshme pritet të ketë zbritje të temperaturave, ku do të krijohen kushte edhe për fjolla bore.

    Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pasdite do të krijohen kushte për riga lokale shiu.

    “Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore”.

    Të martën po ashtu do të mbajë mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.

    Të mërkurën vende-vende do të ketë edhe riga shiu dhe reshje bore.

    Ndërkaq të enjten, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.

    Edhe të premten do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nuk parashihen ndryshime në fushat termike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark