Ka ndryshuar akuza për këngëtaren Fjolla Morina, nga “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve dhe municioneve”.
“Abc News” raporton se këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.
Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.
Kujtojmë që më 19 shtator këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Ndërsa në makinë ishte i dashuri i saj dhe shoferi. /Insajderi.org