Në 10 vjetorin e vdekjes së Amy Winehouse, fansat paralajmërojnë që të shpëtohet Britney Spears - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Në 10 vjetorin e vdekjes së Amy Winehouse, fansat paralajmërojnë që të shpëtohet Britney Spears

    Insajderi
    24 July 2021 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 23 korrik të vitit 2011 ndërroi jetë Amy Winehouse, ndërsa asokohe ishin ngritur pyetjet se ku ndodheshin prindërit dhe miqtë e saj në periudhat e saj të vështira dhe se a kishin bërë ata mjaftueshëm për ta shpëtuar.

    Autorja e shumë hiteve ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, si pasojë e vartësisë nga alkooli dhe droga.

    Amy qëndron si paralajmërim – ashtu siç është edhe Britney Spears si paralajmërim, por akoma nuk është vonë për Britneyn.

    Shëndeti mendor po bëhet një temë gjithnjë e më e rëndësishme në komunitetet tona, siç janë anët e errëta të industrive që na argëtojnë. Tani fansat e Britney Spears janë duke thënë se nuk duhet të lejojmë që asaj t’i ndodhë e njëjta gjë siç ndodhi me këngëtaren britanike.

    Ndoshta Amy do të shërohej, mbase do të ishte akoma gjallë. Ajo, aq e pafuqishme dhe ndoshta e lënë pas dore, kishte nevojë për ndihmë.

    Mbase ajo ishte e destinuar të shkonte nga kjo botë shumë shpejt, pavarësisht gjithçkaje. Mirëpo – këshillojnë fansat – ne nuk duhet të tregohemi të verbër ndaj vuajtjeve të personave të famshëm që tabloidët shfaqin në faqet e tyre të para. Tani mund të jemi më pak të shurdhër ndaj dhimbjes së njerëzve përreth nesh. Ndoshta kjo po ndodh për shkak të asaj që i ngjau këngëtares Amy Winehouse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark