Qindra njerëz janë mbledhur jashtë ndërtesës së Parlamentit turk në Ankara, duke valuar flamujt kombëtar të Turqisë.
Ata janë duke protestuar kundër tentim puçit, raporton The Guardian. Ndërkohë ligjvënësit janë duke u përgatitur për të mbajtur një sesion emergjent, transmeton Insajderi.
Në një shfaqje të paparë të unitetit, të gjitha katër partitë që e përfaqësojnë Parlamentin turk, pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët për media për ta dënuar tentim puçit e së premtes mbrëma kundër qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan. /Insajderi.com