Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 1.179 raste të reja të infeksionit me koronavirus në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Të dhënat nuk përfshijnë distriktin Bërçko.
Në 24 orët e fundit, 2.965 mostra janë testuar në Institutin për Shëndetit Publik të Federatës së BeH, nga të cilët 805 ishin pozitivë në SARS-CoV-2.
Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BeH. Gjithsej 258.173 mostra janë testuar deri më tani, dhe SARS-CoV-2 është konfirmuar te 49.627 persona.
Deri më sot, 30.097 pacientë janë shëruar në Federatën e BeH dhe në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1.031 pacientë të shëruar. Aktualisht ka 18.207 raste pozitive me SARS-CoV-2.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 28 vdekje të reja, raporton Instituti për Shëndetit Publik i Federatës së BeH.
Deri më sot, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Federatën e BeH është 1.323./Insajderi.org.