Në 24 orët e fundit, 1.633 persona dolën pozitivë me COVID-19 nga 4.711 të testuar në Bosnje dhe Hercegovinë.
47 njerëz vdiqën prej të cilëve 26 në Republikën Serbe dhe 19 në Federatën e Bosnjes dhe Hercegovinës.
Në 24 orët e fundit, 3.496 mostra janë testuar në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së BeH, nga të cilat 1.172 ishin pozitivë për SARS-CoV-2.
Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BiH.
Deri më tani janë testuar gjithsej 252.671, dhe SARS-CoV-2 është konfirmuar te 48.109 individë.
Deri më sot, 28.393 pacientë janë shëruar në Federatën e BeH dhe në 24 orët e fundit, shërimi është konfirmuar te 766 pacientë. Aktualisht janë aktive 18.457 raste SARS-CoV-2.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 19 vdekje të reja në Federatën e BeH. Deri më sot, numri i përgjithshëm i vdekjeve vetëm në Federatën e BeH është 1.259./Insajderi.org.