Entet e entiteteve në Bosnje dhe Hercegovinë kanë raportuar për 1.728 raste të reja të infektimit me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit. Janë lajmëruar 49 raste të vdekjeve.
Në 24 orët e fundit, në Entin për Shëndetësi Publike të Federatës së BeH janë lajmëruar 3.574 mostra, prej të cilave 1.120 janë pozitivë në SARS-CoV-2.
Deri tani janë testuar gjithsej 238.922 mostra dhe koronavirusi është konfirmuar te 43.192 persona. Aktualisht janë aktivë 18.442 raste pozitive në SARS-CoV-2.
Në 24 orët e fundit, në Federatën e BeH janë shënuar 21 raste fatale.
Në Republikën Serbe në 24 orët e fundit janë testuar 1.344 mostra, ndërsa virusi është konfirmuar te 516 persona. Në 24 orët e fundit në Republikën Serbe kanë vdekur 26 persona si pasojë e koronavirusit.
Ndërsa në Distriktin e Bërçkos janë regjistruar 92 raste të reja të infektimit. Kanë vdekur dy persona./Insajderi.org.