Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë regjistruar edhe 1.293 raste të reja të infeksionit me koronavirus në 24 orët e fundit, 46 njerëz vdiqën.
Nga fillimi i pandemisë janë testuar 425.012 persona për koronavirus, prej të cilëve 90.378 dolën pozitivë.
Si rezultat i infeksionit, 2.773 njerëz vdiqën në BeH dhe 54.967 u shëruan, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve Civile të BeH, transmeton HINA.
Në 24 orët e fundit, 2,.338 mostra u testuan në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës të BeH, nga të cilët 896 ishin pozitivë, ndërsa 23 njerëz vdiqën.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 668 pacientë./Insajderi.org.