×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Britani të tmerruar nga vrasësi shqiptar që endët rrugëve

    Insajderi
    07 November 2016 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Një vrasës shqiptar është kthyer në rrugët tona disa muaj pasi “Daily Mail” tregoi se si ai është tallur me procesin e tij të ekstradimit”. Kështu e nis shkrimin e saj të sotëm britanikja “Daily Mail”, për shqiptarin Ardian Rragami, i cili është dënuar për vrasje me 15 vjet burg në Shqipëri.

    Në muajin Qershor, kjo gazetë britanike zbuloi se Rragami, 45 vjeç, ishte kthyer në Britani katër vjet pasi u ekstradua në atdhe për të shlyer dënimin prej 15 vjetësh për vrasje.

    Brenda disa orësh pasi Ministria e Punëve të Brendshme britanike i kërkoi të jepte llogari për praninë e tij në Angli, zyrtarët e Emigracionit e ndaluan atë në pritje të dëbimit.

    Por, tani Rragamit i është dhënë liria me kusht pasi ai e apeloi vendimin për ekstradimin e tij të dytë. Një gjykatës nga Birmingham e la atë të lirë më 7 shtator.

    Gjykatësi Esther Lagunju kishte urdhëruar që të mbahej me çip elektronik, pra nën mbikqyrje elektronike, të mos dalë nga shtëpia nga ora 8 i darkës deri në 8 të mëngjesit dhe të shkojë çdo javë të firmosë si detyrim paraqitje.

    Zyrtarët kanë refuzuar të japin detaje të arsyeve të tij të apelimit të vendimit për ekstradim.

    Por, “Daily Mail” shkruan se “shumë kriminelë të huaj përmendin të drejtën për një jetë familjare sipas nenit 8 të Aktit të të Drejtave të Njeriut, kur apelojnë deportimin”.

    Rragami është fotografuar së fundmi në qytetin Essex, ku ai jeton me gruan e tij britanike dhe dy fëmijët, duke pirë cigare.

    ardian

    “Rasti i tij thellon skandalin e vrasësve shqiptarë të cilët kanë ikur në Britani të Madhe, teksa autoritetet tani po përballen me një betejë gjithnjë e më të kushtueshme për të ekstraduar Rragamin në atdhe. Gjatë verës ‘Daily Mail’ ka zbuluar edhe dy të tjerë të cilët, ashtu si Rragami, vijnë si refugjatë kosovarë në Britaninë e Madhe”.

    Rragami, duke u paraqitur si kosovar i quajtur Ardian Gashi, për herë të parë hyri në Britani, pas vrasjes së një personi në Veri të Shqipërisë në vitin 1998.

    I arratisuri, i martuar e divorcuar në Londër në vitin 2002 thuhet se ka përfituar azil pasi zyrtarët besuan në gënjeshtrat e tij se ishte shtetas nga Kosova. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark