×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Bujanoc shkatërrohet billbordi i mirënjohjes për ministrin shqiptar Cakaj

    Insajderi
    01 December 2020 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Billbordi e mirënjohjes për ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, e cila ishte vendosur përballë ndërtesës së komunës së Bujanovcit, u shqye dhe zyrtarisht askush nuk e di se kush e bëri këtë vepër.

    Billbordi u vendos të hënën dhe u gris në të njëjtën ditë.

    Në billbordin e vendosur pranë shenjës simbolike për sheshin qendror në Bujanoc “Sheshi i Paqes”, i cili zyrtarisht quhet Sheshi i Karagjorgje Petroviqit, shkruan “Krenaria e Luginës së Preshevës dhe Bujanocit”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark