Në cilat raste mund të shkarkohet një ambasador? – Flet profesori i njohur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në cilat raste mund të shkarkohet një ambasador? – Flet profesori i njohur

    Insajderi
    24 September 2021 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i së drejtës kombëtare, Afrim Hoti ka treguar se në cilat raste mund të shkarkohet një ambasador.

    Hoti në intervistë për InDoks ka thënë se ekzistojnë disa raste kur një përfaqësues diplomatik mund të shkarkohet. Përmend raste pozitive dhe negative.

    “Ambasadorët mund të shkarkohet nga bartësi i politikes së jashtme pra që është presidenti i vendit, në rastin konkret që është presidentja Osmani dhe janë dy rastet të cilat japin mundësinë për të cilat një ambasador mund të shkarkohet”, tha ai.

    “E para është rasti kur diplomati nuk tregon sukses respektivisht bënë shkelje të vazhdueshme të detyrave respektivisht nuk mbron imazhin, reputacionin e vendit etj etj dhe për të njëjtin ka pakënaqësi qoftë nga shteti pritës qoftë nga shteti dërgues. Sepse diplomati është definitivisht jo bashkëpunues. Mbi këtë bazë në procedurën e njëjtë presidentja mund të tërheq diplomatin në fjalë dhe ta lirojë nga detyra”, ka deklaruar Hoti.

    “Rasti i dytë është kur i kemi për të mirë – në aspektin pozitiv kur diplomati në fjalë duhet të fillojë një mision të ri qoftë në një shtet apo në ndonjë organizatë ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe ngritjen në detyrë dmth ngarkimin me çfarëdo detyre dhe përgjegjësi që presidenti i vendit mund ti jep”, sqaroi profesori.

    Ndërkohë, Hoti është shprehur se shkarkimi në masë i 12 ambasadorëve që u bë me 19 maj të këtij viti nga pushteti aktual, nënkupton goditje të madhe në shërbimin e jashtëm./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark