×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shkarkimi i 12 diplomatëve kosovarë për një shërbim të vogël siç e ka Kosova nënkupton një goditje të madhe për shërbimin e jashtëm”

    Insajderi
    24 September 2021 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti në një intervistë për InDoks ka komentuar vendimin për shkarkimin e 12 ambasadorëve nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjegjësisht Presidenca.

    Hoti thotë se shkarkimi në masë nënkupton goditje të madhe në shërbimin e jashtëm.

    “Parimisht në dukje të parë si vendim ose nëse provojmë të reflektojmë në vendimin për të shkarku 12 ambasadorë defenitivisht flasim për një masë të vrazhdë që merret nga MPJ sepse shkarkimi i 12 diplomatëve kosovarë për një shërbim të vogël siç e ka Kosova nënkupton një goditje të madhe për shërbimin tonë të jashtëm sido që të jetë nëse nga ana e tjetër shohim perspektiven e funksionimit të këtij shërbimi, respektivisht shërbimit të jashtëm të Kosovës mbi bazën e paligjshmërie, mbi bazën e ankesave krejtësisht politike që kanë qenë karakteristikë e së kaluarës atëherë mbase edhe mund të arsyetohet”, ka thënë ai.

    “… kjo gjithësisë mund tash të shtohet se është vetëm hapin e parë sa për të prodhu ligjshmëri në vend, pra që shërbimin e jashtëm ta konsolidojmë në masën më të madhe të mundshme – duke u përkujdesur në të njëjtën kohë që të sigurojmë kontinuitet ose vazhdimësi të punës dhe për asnjë moment ky shërbim të mos mbetet peng i mungesës së diplomatëve ose peng i aktiviteteve, të cilat janë të parapara për të”, tha Hoti.

    Profesori insiston që diplomatët e rinj do të duhej të emëroheshin shumë më herët, para vendimit për shkarkim.

    “Parimisht janë dy çështje të cilat do të duhej të merreshin shumë seriozisht në konsideratë, çështja e parë fillimi i procedurave të rekruetimit të diplomatëve të rinj dhe ky fillim nuk kam asnjë dilemë do të duhej të merrej shumë më herët para vendimit për shkarkim ose të paktën nga momenti i shkarkimit të diplomatëve do të duhej të caktohej një periudhe kohore optimale në mënyrë që të merresh të gjitha procedurat për emërimin e diplomatëve të rinj”, ka deklaruar ai.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark