Insajderi
Lajme

Në cilën komunë po votohet më shumë, e në cilën më pak deri më tani?

Insajderi
07 June 2026 - 16:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në cilën komunë po votohet më shumë, e në cilën më pak deri më tani?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar numrin e pjesëmarrësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Deri më tani, komuna me më së shumti pjesëmarrës në zgjedhje është ajo e Leposaviqit, me 44,42 për qind.

Pas Leposaviqit radhitet komuna e Ranillugut me 43,46 për qind dalje në votim.

Në Prishtinë kanë dalë 29,85 për qind e qytetarëve që të votojnë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Nga 80,271 qytetarë me të drejtë vote, 18,712 nga ta kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit në Mitrovicën e Jugut apo 23,31 për qind.

24,32 për qind e qytetarëve, në anën tjetër, kanë shfrytëzuar të drejtën për votë në Podujevë.

Numrin e pjesëmarrësve në të gjitha komunat mund ta gjeni KËTU.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark