Në ditëlindjen e tij, Mario shpërthen në lot dhe kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Në ditëlindjen e tij, Mario shpërthen në lot dhe kjo është arsyeja

    Insajderi
    02 October 2020 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grimeri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic me këtë datë feston ditëlindjen e 37-të.

    Mario, i cili sot njihet si grimer që kujdeset për dukjen e yjeve më të njohura botërore, përfshirë Kim Kardashian, çdo ditë po shënon suksese të reja.

    E pikërisht suksesi i tij i fundit e bëri atë të reflektojë në këtë ditë, madje edhe të shpërthejë në lot.

    Ai publikoi foto bashkë me nënën në dyqanet e “Sephora”, aty ku tani gjenden në shitje edhe produktet e tij.

    https://www.instagram.com/p/CFz7pG5lIiv/

    “Ditëlindja më e mirë ndonjëherë. Një moment i plotë cikli, saktësisht 20 vjet që prej kur unë për herë të parë eca drejt “Sephora” me nënën time, për të aplikuar për punë”, ka shkruar Mario.

    Tani, Mario po jeton ëndrrën e tij, duke lansuar në treg produktet me markën e tij “Mario”, sukses ky i merituar nga puna e madhe që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve. 

    https://www.instagram.com/p/CFpV09hlBiZ/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark