×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Ne do të…”, Biden ‘harron’ mikrofonin ndezur, çfarë paralajmëroi presidenti i SHBA-së?

    Insajderi
    09 March 2024 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka harruar mikrofonin ndezur pas fjalimit të përvitshëm të enjte  dhe ka paralajmëruar një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Duke iu referuar me nofkën “Bibi”, Bideni i ka thënë senatorit Michael Bennet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit një takim të cilit i është drejtuar me shprehjen “Come to Jesus” e që i referohet “realizimit ose kuptimit të diçkaje që shpesh shkakton ndryshim të madh”.

    Pasi e lajmëruan se gjithçka po incizohet, Bideni ka qeshur dhe ka vazhduar shpejt se “jam me mikrofon ndezur… kjo ishte e mirë”. Menjëherë pas kësaj, Benneti është dëgjuar duke i kërkuar Bidenit të kërkojë nga Izraeli të lejojë më shumë ndihma për Gazën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark