×
  • Sport
  • Sport

    “Ne donim sfidë”, Suedia injoron Kosovën

    Insajderi
    13 December 2024 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajnerit të Suedisë, Jon Dahl Tomasson, duket se nuk i bënë fare përshtypje kombëtarja e Kosovës.

    Pas shortit për kualifikimet në kampionatin evropian, ku suedezët do të ndeshen me kosovarët, zvicëranët e sllovenët, ai nuk i përmendi fare “Dardanët”.

    “Zvicra është skuadër shumë e mirë. Ata humbën në penallti nga Anglia në çerekfinale të Kampionatit Evropian këtë verë dhe janë ekip të cilin e njohim mjaftë mirë. Sllovenia po ashtu avancoi në fazën nokaut të Evropianit. Nuk është grup ëndrrash, por ka mundur të jetë edhe më i vështirë”, deklaroi ai, shkruan svenskafans.com.

    Selektori suedez e konsideron Kosovën si një skuadër të “dobët”.

    “Kosova është një nga skuadrat më të mira që kemi mundur të marrim nga ky grup, por ne donim një sfidë”, u shpreh ish-sulmuesi i Danimarkës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark