Birra Zajercarsko është një ndër brendet më popullarizuar të birrës në Serbi për shkak të çmimit të lirë, por kjo birrë ka fare pak treg në Kosovë.
Tentimi i disa kontrabanduesve që ta fusin këtë lloj birre ilegalisht në Kosovë ka dështuar pasi njësitet e Doganava të Kosovës kanë konfiskuar sasinë prej 410 litrave.
Ndarja ka ndodhur në Graçanicë, komuna e banuar me shumicë serbe dhe sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, “oficerët doganor kanë ushtruar kontrolle rrugore në Graçanicë ku edhe kanë ndalur një furgon në të cilin janë gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike dhe joalkoolike me origjine nga Serbia, derisa pala nuk ka poseduar asnjë dokument për mallrat”.
Në këtë qytezë, gati të gjithë e produkteve që shiten janë prodhime në Serbi dhe fare pak mund të gjesh produkte kosovare. Autoritetet atje dhe banorët gjithashtu njihen për qasje kudnërshtuese me shtetin e Kosovës, duke mos e njohur atë si shtet të tyre.