“Për kokërr t’qefit”, është slogani i sivjetmë i festivalit të vjeljes së rrushit që mbahet po në qytetin e rrushit Rahovec, që do të nis me 2 shtator.
“Hardh Fest”, këtë vit do të sjellë shumë risi, ku siç edhe u tha nga organizatorët në një rrëfim për KultPlus, ky edicion do të vijë më i fuqishëm se asnjëherë më parë.
Përgjatë tri ditëve e dy netëve të gjitha peizazhet vreshtare, rrushin, venën dhe rakinë rahovecianët do t`i ndajnë me gjithë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe regjionin me vlerat e larta promovuese.
“Këshilli organizativ është duke punuar intensivisht në detaje dhe finesa rreth “Hardh Fest 2016”, dhe është para finalizimit të aktiviteteve”, tha fillimisht njëri ndër organizatorët e këtij festivali Agron Sokoli, i cili tregoj se me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Rahovecit “Hardh Fest”, këtë vit ka gjetur hapësirë në zgjerimin e aktiviteteve. /KultPlus.com