Në Hungari hapet një bazë ushtarake për ndaljen e imigrantëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Hungari hapet një bazë ushtarake për ndaljen e imigrantëve

    Insajderi
    20 March 2017 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, sot e ka inaugurar një bazë të vogël ushtarake në pjesën jugore të kufirit të Hungarisë, për ta parandaluar hyrjen e imigrantëve.

    Ai tha se ushtarët po punojnë për t’i mbrojtur kufijt “prandaj qindra mijëra nuk do të mund të marshojnë në këtë vend”, sikur në vitin 2015, raporton agjencia AP.

    Javën e kaluar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se një gardh i ri që po ndërtohet në kufirin me Serbinë, i pajisur me aparate për mbikëqyrje, mund ta bllokoj numrin e madh të migrantëve “prandaj në Austri dhe Gjermani, njerëzit mund të flejnë të qetë, meqë hungarezët do t’i mbrojnë kufijt e jashtëm të BE-së”.

    Në fund të vitit 2015, Hungaria pat ndërtuar barriera për migrantët në kufirin me Kroacinë dhe Serbinë.

    Në bazën e re ushtarake në vendin Herceshanto, do të vendosen 150 ushtarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark