Në Itali konkurs fotografie në kohën e Covid-19! Shqiptarja që fitoi çmimin e parë me recetë gatimi - Insajderi
×
LifeStyle

Në Itali konkurs fotografie në kohën e Covid-19! Shqiptarja që fitoi çmimin e parë me recetë gatimi

Insajderi
25 March 2020 - 09:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Situata në Itali vazhdon të jetë shumë e vështirë në çdo javë që vjen, por kjo nuk i ka ndaluar të gjithë Italianët të gjejnë pozitivitetin brënda kësaj situate. Kemi parë njerëz që këndojnë në ballkone, që kërcejnë apo bëjnë sfida të ndryshme në rrjetet sociale në kohën e Coronavirusit.

Së fundmi një vajzë bashkë me mamin e saj, të dyja me origjinë Shqiptare por që jetojnë prej vitesh në Itali, Silvia Ibrahimi dhe mami Veti kanë dalë fituese në një konkurs fotografie me tëmën “La pasta” të organizuar nga “Accademia Sulomonese” e fotografisë.

Në ditët e Coronavirus fotografia fituese ka qënë kjo më poshtë e realizuar nga mami Veti dhe fotografuar nga Silvia:

Nëse po mendoni pse kjo zgjedhje, ato thonë: -” Menduam të përgatisnim tortelini me tre ngjyrat e flamurit Italian, duke i dhënë në mënyrë figurative fund zisë që ka rrethuar të gjithë Italinë. Po kjo gjë nuk do të arrihej asnjëherë pa ndihmën e mamit, e cila ka një faqe në rrjet sociale që ja dedikon gatimeve të ndryshme.”

https://www.instagram.com/p/B9tPSRugoQK/?utm_source=ig_embed

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark