Insajderi
Lajme

Në kërkim nga Kosova për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, ky është 57-vjeçari që u arrestua në Durrës

Insajderi
23 August 2026 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në kërkim nga Kosova për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, ky është 57-vjeçari që u arrestua në Durrës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 57-vjeçar është arrestuar në lagjen nr.13, Durrës me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Enver Zhjeqi, ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Wanted 38”.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pranë DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted 38”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasi E. Zh, 57 vjeç, lindur në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës, Kosovë, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, njoftoi sot policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark