Më 27 mars, të këtij viti kishte marrë flakë vetura e këngëtarit “Buta”, pamjet e të cilës i publikoi pak më parë ekskluzivisht Gazeta Insajderi.
Atë natë duket se nisi i gjithë problemi që çoi në belanë e madhe.
Veturën dyshohet se e bëri shkrumb e hi Gazmend Hyseni i njohur si “Strella”, i cili u vra mbrëmë nga shoku i tij, Qëndrim Jonuzi që e thërrasin “Reefa”, e që është edhe vëllai i këngëtarit “Buta”.
Se kjo është një nga arsyet e vrasjes e konfimroi edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe: