Gjithkush dëshiron lëkurë të bukur dhe të pastër. Mirëpo jo të gjithë janë të gatshëm për t’u përpjekur. Në fund të fundit, lëkura jonë nuk është tjetër veçse një reflektim se sa mirë jemi duke u kujdesur për veten me ushqim brenda.
Fatmirësisht, ekziston vaji i kokosit i cili na paraqitet si vaj i natyrshëm, jo artificial dhe jo i shtrenjtë në krahasim me produktet në treg për fytyrë.
Si të përdorim vajin e kokosit në fytyrë?
1. Çdo mëngjes dhe çdo natë, lani fytyrën tuaj me ujë, pastaj lehtë fshijeni atë në mënyrë që t’a keni të pastër lëkurën para se të aplikoni vajin e kokosit.
2. Pastaj, vendosni pak vaj kokosit në majën e gishtit tuaj, pastaj butësisht shpërndajeni në të gjithë fytyrën tuaj. (Me të vërtetë nuk keni nevojë për shumë, për shkak se shpërndahet lehtë dhe në të gjithë fytyrën).