Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka pretenduar se tenderi për furnizim me ushqim në FSK iu ka lëvërdisur financiarisht personave të caktuar, teksa sulmoi pushtetin.
Berisha në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme për ushqimin për FSK’në, tha se nëse 10 euro kushton një porcion, shtatë euro shkojnë nëpër xhepa të individëve të ndryshme, shkruan Insajderi.
“Në këtë institucion ku ish dashtë disiplina me kanë ma e madhja, vjen puna që kjo qeveri ta lë ushtrinë pa bukë edhe na bonën horë. Këtë tender, këta tenderë, qita të ushqimit, ky ish fitimi i madh. Nëse tenderi është 10 euro, me 3 euro po i kryjshin obligimet, tjerat shkojnë nëpër xhepat e njerëzve.
Tash shtrohet pyetja: Nëse ka mrri kjo Mihali me hy në ministri të Mbrojtjes, çka nuk din? Ajo tana i ka kallëzu, se qëllimi i saj është me i ditë tjeterkush. Për krejt këtë neglizhencë, për me e kthy dinjitetin, sot ish dashtë me zgjedhë problemin edhe me dhanë dorëheqje ministri, zëvendësministri, sekretari i zgjedhur jashtëligjshëm… Këta nuk e dinë qysh o puna.
Këta nuk e dinë qysh o puna. Sot më ka vetë një televizion se pse nuk janë mazhoranca këtu, unë gabimisht ju thashë se nuk kanë fytyrë. Por këtyre për fytyrë nuk ua nin hiç. Sa i përket konferencës për shtyp që po m’çojnë selame se neve qysh me rujt ushtrinë. Ushtrinë duhet me ru ju, se nuk duhet me vjedhë”, tha ndër të tjera Berisha. /Insajderi.org/