Në këto vende evropiane është e ndaluar të vozitësh me xhaketë, gjoba është jo shumë e ulët - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Në këto vende evropiane është e ndaluar të vozitësh me xhaketë, gjoba është jo shumë e ulët

    Insajderi
    28 December 2024 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse vozitni me një xhaketë apo pallto dimërore në Spanjë, mund të merrni një gjobë deri në 200 euro.

    Ideja e këtij rregulli është se xhaketa e dimrit ju kufizon kur vozitni, domethënë ju kufizon lëvizjet pas timonit.

    Në Spanjë e njëjta gjë vlen nëse mbani shall apo doreza, transmeton Telegrafi.

    Vozitja me një pallto të rëndë mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të drejtuar veturën, përdorimin e ndërruesit të shpejtësive dhe kontrollet e tjera të veturës dhe ta bëjë të pamundur lidhjen e duhur të rripit të sigurimit.

    Edhe pse teknikisht jo e paligjshme, veshja në mënyrë të papërshtatshme gjatë drejtimit të automjetit shkel nenin 18 të Rregullores së Përgjithshme të Trafikut në Spanjë.

    Rregullat e përgjithshme të trafikut thonë: “Një pallto shumë e madhe ose shumë e rëndë mund të ndërhyjë në funksionin e rripit të sigurimit. Drejtuesi i mjetit është i detyruar të sigurojë lirinë e tij të lëvizjes”.

    Vozitja me xhaketë dimërore është gjithashtu e ndaluar në Britaninë e Madhe. Gjoba është 100 funte ose rreth 120 euro.

    Nëse policia ju kap duke hequr xhaketën gjatë vozitjes, gjobat mund të jenë edhe më të larta – deri në 5000 funte (pothuajse 6000 euro).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark