×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në kohë lufte ishte fëmijë”- reagon Klinaku pas arrestimit të Fazliut

    Insajderi
    17 April 2024 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të Fahri Fazliut, nipit të dëshmorëve Bahri e Fazliut, nga Gjykata Speciale.

    Klinaku me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se Specialja po “vazhdon spektaklet e saj” duke arrestuar dikënd si Fazliu që në luftë ishte vetëm tetë-vjeçar.

    “Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar ai.

    “Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, shton tutje u.d. i kryetarit të OVL-UÇK’së.

    Anëtari i familjes së Fazliut, Fadil Fazliu, mëngjesin e së mërkurës bëri të ditur për Gazetën Insajderi se Fahri Fazliu është arrestuar sot në mëngjes kur kishte dal për ta dërguar djalin e tij në çerdhe.

    “Po është arrestuar sot në mëngjes rreth orës 8 pasi ka lënë djalin në çerdhe kur ka tentuar me hap makinën ata e kanë arrestuar është duke u intervistuar në bazën e Eulexit në Fushë Kosovë,komunikova me avokatin më tha së jemi në qendër e Eulexit”, tha ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark