×
  • Lajme
  • Lajme

    Në komunën e Leposaviqit kanë votuar mbi 33 për qind

    Insajderi
    11 June 2017 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 33 për qind  të qytetarëve të Komunës së Leposaviqit kanë dal për të votuar deri në orën 15:00.

    Në këtë komunë ka gjithsej 31 vendvotime të përgjithshme.

    Ndërkaq gjatë ditës është janë parë masa të shtuara të Policisë së Kosovës në këtë komunë, për shkak të kërcënimeve para zgjedhjeve të partive serbe mes tyre.

    Kryetarja e KQZ-së më herët as nuk i ka konfirmuar, por as mohuar parregullsitë në veri.

    “Nuk do të tolerojmë asnjë presion apo rast dhune ndaj votuesve, ndaj qytetarëve me të drejtë vote, ndaj kandidatëve të subjekteve politike. Natyrisht që kjo është edhe vepër penale dhe të gjithë ata që ndihen nën presion të mundshëm, apo detyrohen që të votojnë në një mënyrë, janë me siguri shumë të lirë që ta denoncojnë këtë në organet kompetente”, ka thënë Daka./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark