×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë zbulohet insekti unik në botë

    Insajderi
    11 February 2016 - 00:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova rezulton të jetë një pikë e rëndësishme e biodiversitetit në Evropë pasi një specie e re e insekteve ujore është zbuluar në malet e Sharrit.

    Ky lloj insektit është zbuluar nga profesori Halil Ibrahimi nga Universiteti i Prishtinës së bashku me një ekip ndërkombëtarë. Gjetjet e tyre i kanë publikuar në një ditar të botuar në “ZooKeys”.

    Siç raportohet në këtë dokument, ky lloj insekti është gjetur gjatë një udhëtimi të kryer nga shkencëtarët në Parkun Kombëtar të Sharrit në Kosovë.

    Insekti ujor i takon gjinisë së njohur si “drusus” të cilat për fat të keq janë nën kërcënimin e zhdukjes për shkak të aktiviteteve të vazhdueshme ndotëse dhe keq-menaxhimin e ekosistemit dhe ujërave të ëmbla.

    I emëruar “Drusus sharrensis” (sipas emrit të maleve të Sharrit), ky insekt tashmë është unik në gjithë botën.

    insekti

    Profesori Ibrahimi thotë ky insekt është në rrezik nga zhdukja.

    “Edhe pse sapo është zbuluar, insekti është i kërcënuar nga prerjet ilegale të drunjve, nxjerrjet e ujit nga burimi, zgjerimi i aktiviteteve turistike dhe disa faktorëve të tjerë antropogjen”, thotë profesori Ibrahimi, duke vënë theksin tek “guri gëlqeror”.

    Sipas tij, zhvillimi i turizmit dimëror në Brezovicë përkatësisht ndërtimi afër lokalitetit ku gjendet kjo specie e re, rrezikon zhdukjen e këtij insekti.

    “Projekti për Zhvillimin e Qendrës Turistike në Brezovicë është projektuar nga Qeveria e Kosovës me mbështetje të Bashkimit Evropian por kjo mund ta zhdukë këtë specie pasi ky projekt do të shtrihet në 3 mijë e 700 hektarë” ka thënë Ibrahimi.

    Ky është insekti i dytë ujor i zbuluar në Kosovë në 12 muajt e fundit dhe sipas profesorit edhe shumë specie të tjera janë të pazbuluara në Kosovë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark