Në Kroaci në 24 orët e fundit janë shënuar 2.900 raste të reja të koronavirusit dhe 75 pacientë vdiqën, njoftoi të martën ministri i shëndetësisë i këtij vendi, Villi Berosh, raporton agjencia Hina.
“Sot është dita e 281-të që nga shfaqja e koronavirusit, dhe kemi 2.900 të infektuar të rinj. Përsëri, një numër shumë i lartë, nëse e krahasojmë me numrin brenda një jave, ai është dukshëm më i lartë, atëherë kemi pasur 2.323 raste të reja”, ka thënë Berosh në një video takimin me prefektët.
75 njerëz kanë vdekur, e që është një tjetër rekord i zi, dhe ministri thekson se kjo është shumë dhe tregon se sa e egër është sëmundje. 9.668 njerëz u testuan, dhe 46.830 persona janë në vet-izolim. 2.351 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 245 janë në aparate respiratore./Insajderi.org.